Thaçi sot para Speciales, për herë të dytë


Sipas një njoftimi, ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, do të paraqitet sot për herë të dytë para gjykatësit dhe prokurorëve të Gjykatës Speciale në Hagë.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim nga Dhomat e Specializuara, ku në kalendarin e tyre e kanë caktuar 18 nëntorin si datë për konferencën për ecurinë e çështjes.

Seanca do të fillojë nga ora 11:00. Thaçit iu konfirmua aktakuza më 5 nëntor, i cili po atë ditë u arrestua dhe u dërgua në objektin e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Ndërsa më 9 nëntor Thaçi u paraqit për herë të parë në gjyqin e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, ku u deklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të ngritur nga Dhomat e Specializuara. Pala mbrojtëse tha se do të dorëzojë kërkesën për lirimin e përkohshëm të Thaçit.

Baby Boo