Toshkovski kërkon ndryshimin e ligjit për pasaportat: 61 deputetë le ta shtypin atë pullë të shkretë, turp është që Maqedonia t’i robërojë qytetarët


Turp është që Maqedonia t’i robërojë qytetarët në territorin që jemi, ndërsa të njëjtit siç mora informacione gjatë këtyre ditëve, ndërsa kjo është publikuar edhe në rrafshin e mediumeve, lirshëm mund që me dokumente të udhëtimit me emrin e vjetër të shtetit, ndërsa nëse provojnë të largohen nga Maqedonia ne nuk i lejojmë, sepse ligji është i tillë, të njëjtit lirshëm mund të lëvizin në Gjermani, Zvicër, Shqipëri e Kosovë, këtë e tha ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski i pyetur për rrëmujën e vazhdueshme me nxjerrjen e dokumenteve të udhëtimit me emrin e ri të shtetit. Ai thotë se pushteti vazhdimisht i ka gënjyer qytetarët në lidhje me këtë problematikë, ndërsa u bëri thirrje deputetëve që të votojnë pr/ligjin që ai e ka dorëzuar në Kuvend.

“Ajo zgjidhje është 61 deputetë, ta meritojnë pagën që e marrin nga ata qytetarë të njëjtë dhe ta shtypin atë pullë të shkretë, ashtu siç e ndryshuan Ligjin për Siguri në Komunikacion, ashtu ta ndryshojnë edhe ligjin për dokumentet e udhëtimit”, tha Toshkovski.

Baby Boo