Alajdin Demiri debaton ashpër me Vasko Eftov për çështjen shqiptare (VIDEO)


Gazetari Vasko Eftov, aktualisht drejtor i televizionit TV Alfa dhe njëkohësisht drejtues i emsionit “Vo Centar” për të disatën herë tenton të manipulojë opinion publik, duke i nxjerrë shqiptarët si konfliktuoz dhe prishës të shtetit Maqedon.

Në emisionin “Vo Centar” sonte si temë. gazetari trajtonte ndryshimin e emrit të Maqedonisë. Por si gjithmonë nuk e la pa e prekur çështjen e shqiptarëve në Maqedoni si planprishës të këtij shteti.

I ftuari në emision Alajdin Demiri debatoi fortë me Vasko Eftov duke mos e lënë të manipulojë me tendencën e tij albanofobe.

Vasko Eftov përmend klubin futbollistik Shkëndija, ku akuzoi se pse në ndeshjet e tyre thirren korre raciste, por Demiri nuk harroi t’i përmendë se “Komitat” e Vardarit çdo javë dëshirojnë për shqiptarët dhoma gazi.

Gjithashtu gjatë emisionit Eftov akuzon shqiptarët se pse nuk e përkrahën referendumin e 1991, por Demiri gjithashtu i përmendi se me referendumin e 1991-shës, shqiptarëve iu merreshin shumë të drejta, shkruan PaCensurë

Ky është një ndër debatet interesante që mund të dëgjoni…/PaCensurë

Për më shumë shikoni emisionin e plotë:

Baby Boo