Aksident i tmershëm në rrugën Shtip-Koçan, 2 persona vdesin në vend dhe 7 të tjerë lëndohen rëndë


Aksident i rëndë trafiku në rrugën Shtip-Koçan, afër udhëkryqit afër Çeshinovës. Dy persona humbën jetën dhe shtatë janë lënduar. Aksidenti ka ndodhur në orën 12:40 kur janë përplasur me njëra-tjetrën 3 vetura “Golf”, “Citroen” nga dhe “Sead Ibiza” nga Shkupi. Sipas informacioneve të para, të dy viktimat kanë ndërruar jetë në vend. Një nga të lënduarit është transportuar në klinikën e Shtipit, ndërsa gjashtë me autoambulancë në spitalin e përgjithshëm të Koçanit. Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, disa nga pjesëmarrësit në aksident do të dërgohen për tretman në Shtip.

Zëdhënësja e SPB-Shtip, Gordana Panajotova, njofton se hetimet nga policia dhe prokuroria ende janë duke vazhduar, ndërsa komunikacioni në autostradën Shtip-Koçan është ndërprerë.

Baby Boo