Gazetari Fejzo Subashi: Zhaneta dhe dy vajzat kanë qenë pjesë e ‘Dëshmitarëve të Jehovait’ që në Përmet


Gazetari Fejzo Subashi i cili është dhe nga Përmeti deklaroi se Zhaneta Josifi dhe dy vajzat e saj Anisa dhe Blerta ishin pjesë e sektit të ‘Dëshmitarëve të Jehovait’ që në këtë qytet.

I ftuar në emisionin “Me zemër të hapur” në ‘News24’ Subashi pohoi se sipas dëshmisë së përmetarëve gratë nuk shkonin në kishë por ishin pjësë e Dëshmitarëve të Jehovait.

“Në zonën e Përmetit ka harmoni fetare të madhe. Zhaneta ka qenë myslimane kurse bashkëshorti ka qenë ortodoks. Feja po kërkon të bëjë biznes pasi shpesh ato po përdorin si filozofi për të tërhequr sa më shumë njerëz. Kam folur me të gjithë dhe kam kërkuar që të bëhen pjesë e emisionit. Kam folur me ata të gjithë. Ajo nuk ka frekuentuar kishë dhe në Përmet por ‘Dëshmitarët e Jehovait’. Sipas të dhënave që kam unë thuhet se ata kanë qenë pjesë e këtij sekti.”- tha gazetari.

Baby Boo