Radev për takimet e Petkovit në Shkup: Ka shumë sinjale pozitive nga kjo vizitë


Çdo hap që e thellon bashkëpunimin tonë duhet të përkrahet. Ka shumë sinjale pozitive nga kjo vizitë, deklaroi sot presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për vizitën e kryeministrit bullgar Kirill Petkov në Republikën e Maqedonisë së Veriut, njofton BTA.

Për rezultatet nga vizita e kryeministrit bullgar në Shkup, Radev potencoi se u informua në takimin e djeshëm me Petkovin.

“Shpresoj, siç thash edhe dje nga foltorja e Kuvendit, që së bashku me të gjitha përpjekjet për përmirësimin e lidhjes, inevstimet, ekonominë, bashkëpunimin, të mos i harrojmë çështjet kryesore që duhet të zgjidhen dhe me të vërtetë do ta hapin derën për fillim të negociatave”, tha Radev.

Ai, po ashtu, ka shfaqur shpresë se autoritetet në Shkup do të tregojnë mençuri dhe guxim politike që t’i zgjedhin këto probleme, posaçërisht, siç tha, të drejtat e bullgarëve nga Maqedonia e Veriut, që të mund “ta hapin derën për fillim të negociatave për anëtarësim”.

“Si anëtare me përgjegjësi e BE-së, duhet të integrojmë partner, e jo probleme”, tha Radev.

Sipas tij, siç njofton BTA, sistemet kushtetiuese të dy vendeve janë radikalisht të ndryshme dhe se Kushtetuta bullgare parashikon mbrojtje të të drejtave individuale, ndërsa Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut bazohet në mbrojtje të të drejtave kolektive të një pjesë të popujve.

“Të gjitha pohimet se nëse Bullhgaria kërkon që të drejtat e bullgarëve nga Maqedonia e Veriut të regjistrohen në Kushtetutë, nga ana tjetër, Maqedonia e Veriut mund të kërkojë të njëjtën për minoritetin maqedonas në Bullgari, janë absolutisht të pabaza”, tha Radev.

Baby Boo