Akuzohet për tentim-vrasje, shtetasja e Shqipërisë arrestohet në Dellçevë


Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mëngjesin e sotëm, respektivisht në ora 02:15 pas mesnate policia e rajonit të Delçevës ka arrestuar një shtetase të Shqipërisë me banim në fshatin Trabotivishtë të Delçevës, përcjell Alsat. E njëjta akuzohet për tentim vrasje në vitin 2016.

“Është privuar nga liria A.O.(30) nga Republika e Shqipërisë, me vendbanim në fshatin Trabotivishtë të Delçevës. A.O. veprën penale e ka kryer në vitin 2016”, theksojnë nga MPB.

Baby Boo