Një qytetare thotë se vëllain ia hoqën nga lista për dërgim në Turqi, nis mbledhjen e fondeve


Mbi 40 persona kanë mbetur të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në një restorant në Ferizaj. Në mesin e tyre, i lënduar rëndë ka mbetur edhe Fidan Gashi.
Motra e tij ka shkruar në Facebook se Qeveria kishte premtuar t’i dërgojë për trajtim në Turqi të gjithë të lënduarit që ishin në gjendje kome, por thotë se nga lista e kanë hequr vëllain e saj. Kësisoj, ajo ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për trajtimin mjekësor të Fidanit, raporton Gazeta Express.

“Ne rastin e shperthimit se bomboles se gazit ne Ferizaj ka qene i pranishem edhe vellai im me gruan,babin dhe vajzen por qe ata jane ne gjendje me te mire shendetesore. Qeveria premtoi qe do te dergoje te gjithe te lenduarit ne gjendje kome ne Turqi,por ne momentin e fundit u njoftuam qe familjarin tone Fidan Gashi e kan hequr nga lista. Tani na duhet te mbledhim fonde qe ta dergojme atje”, ka shkruar ajo, duke publikuar edhe numrin e xhirollogarisë.
“Cdo ndihme eshte me se e nevojshme. Ju lutem shperndajeni”, ka shkruar ajo.

https://www.facebook.com/luljete.deda/posts/3525898537478959

Baby Boo