Aktak*uzë për Muhamed Asanin!


Prokuroria publike në Strugë, ka hapur aktak*uzë për doktorin, Muhamed Asani i cili në ordinancë ilegale, në shtëpinë e tij, ka kryer kontrolle gjinekologjike ndaj pacientëve.
Për çdo kontroll, ai ka marrë nga 1 mijë denarë, ndërkaq nuk ka dhënë dokument për këto mjete.

“Prokuroria Publike në Strugë, sot deri te gjykata kompetente ka dorëzuar aktak*uzë kundër 54-vjeçarit nga Struga, i cili ka kryer veprën pe*nale – Dhënie të shërbimeve mjekësore pa leje për punë. Si punëtor mjekësor – doktor specialist i gjinekologjisë dhe akusherisë, i ak*uzuari ka dhënë shërbime shëndetësore në hapësirë për të cilën nuk ka pasur leje për punë. Ai në një hapësirë në shtëpinë ku banon, ka përgatitur ordinancë e cila nuk ka qenë e regjistruar dhe e shenjëzuar. Shërbimet shëndetësore i ak*uzuari i ka dhënë prej vitit 2013 deri në vitin 2020, me atë që ka udhëhequr kontrolle të shtatzënisë në shumë paciente. Për kontrollet e kryera, i ak*uzuari ka paguar nga 1.000 denarë. Për mjetet e pranuara nuk ka dhënë asnjë dokument”, njoftojnë nga Prokuroria.

Baby Boo