Aksidentohet prefekti i Korçës, kanos publikisht punonjësit e mirëmbajtjes së rrugës


Prefekti i Korçës Dhori Spirollari është përfshirë në një aksident rrugor.

Siç duket edhe nga pamjet makina e prefektit është përplasur me një automjet tjetër.
Paraprakisht shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë moti i keq dhe me ngrica.

Po ashtu mësohet se prefekti ka debatuar me drejtuesit e tjerë të mjeteve duke i akuzuar se janë ata fajtorë, ndërsa punonjësit e mirëmbajtjes së rrugës, i ka kërcënuar me burg për mos pastrimin e rrugës.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit

Baby Boo