Kornavirusi, frikë për mungesë kuadri mjekësorë


Numri i lartë i rasteve të reja me virus korona në nivel ditorë, ka rraskapitur personelin mjekësorë dhe ka ngjallur frikë për kapacitet njerëzore që kemi në dispozicion. Ministria e Shëndetësisë për momentin tenton t’ua lehtësojë punën përmes ndërrimeve, mirëpo edhe atëherë duhet të jetë e përgatitur për të gjithë skenarët e mundshëm. Ministri Filipçe, pranon se mungesa e personelit është sfidë dhe se Maqedonia ka pak infektolog.

“Janë angazhuar të gjithë infektologët. Të gjithë në Klinikë, në spitalin “ 8 Shtatori”. Në klinikë janë 26 infektolog. Në të kaluarën një numër i vogël i të rinjve kanë shfaqur interes për këtë drejtim. 6 ose 7 prej tyre janë në moshën mbi 60 vjeçare dhe kanë sëmundje kronike, disa prej tyre as nuk janë në punë. Mungesa e personelit është sfidë e madhe. Absolutisht të gjitha rastet e reja janë nga mosrespektimi i masave”-tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Ky është edhe apeli që u bën qytetarëve infermierja Silvana Rogik, e cila tashmë disa muaj bashkë me kolegët e saj në Klinikën Infektive dhe spitalet e tjera në vend janë në vijën e parë të betejës së vazhdueshme me virusin korona. Ajo thotë se lodhja sa vjen e shtohet.

“Apeloj deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat e ministrisë, të mbajnë maskat, të ruajnë distancën. Do të doja që të vendosin veten në lëkurën tonë, që të shohin se si është nga ana tjetër, se vërtet është e vështirë për të gjithë, si për të sëmurët, ashtu edhe për personelin, të cilët duhet që me të njëjtën ritëm të jenë të angazhuar gjatë gjithë kohës. Në katin e parë ku jam e angazhuar ndodhen rastet më të rënda, të cilët janë të varur plotësisht nga personeli“- tha Silvana Rogik, infermiere.

Nuk dihet ende nëse numri i lartë i rasteve të reja mund të konsiderohet si valë e dytë e COVID-19. Edhe pse ministri Filipçe në konferencat e fundit numrit të lartë të të infektuarve i është referuar si valë e dytë, Alsat jozyrtarisht mëson se institucionet shëndetësore tashmë po përballen me dilemën nëse mund të thuhet ose jo se ky virus ka valë shpërthimi, apo prani konstante. Kjo pyetje është ngritur për faktin se, siç thonë, virusi është fuqishëm i pranishëm edhe gjatë temperaturave të larta, merr më shumë kohë për kurim se viruset e zakonshme dhe disa detaje të tjera. Po kalojmë apo jo në një valë të dytë nuk dihet, por një gjë është e sigurtë, ndërkohë që mendojmë për veten duhet të mendojmë edhe për personelin e rraskapitur mjekësor./Alsat

Baby Boo