Koronavirusi/ 723 mijë të prekur dhe 34 mijë të vdekur, SHBA kryeson listën, Spanja kap Kinën


Koronavirusi vijon përhapjen e tij në gjithë botën teksa në SHBA numri i të infektuarve rritet frikshëm.

723 mijë persona janë zyrtarisht të prekur nga ky virus 3 muaj pas shfaqjes së tij në Kinë. Ndërkohë numri i viktimave ka mbërritur në 34 mijë.

Sa i përket të infektuarve listën e kryeson SHBA me 142 mijë persona duke lënë shumë pas edhe Italinë që ka 97 mijë të tillë. Por SHBA përkundrazi ka një numër më të vogël viktimash prej 2 mijë e 500 teksa Italia kryeson listën si vend i parë në botë me 10 mijë e 779.

Po ashtu nga Spanja vijnë rezultate të frikshme pasi tashmë Ibreikët kanë arritur Kinën edhe pse tek kjo e fundit prej më shumë se një jave koronavirusi është ndalur.

Tashmë të vetmet vende që kanë pak ose asnjë të prekur nga koronavirusi janë vetëm ato që i fshehin ose nuk kryejnë testmime, kryesisht vende të botës së tretë si Botsvana, Kirgistani, Turkeminstani, Siera- Leone, Koreja e Veriut etj.

Baby Boo