Aida Ajdini fiton medalje të artë shpallet kampione e Maqedonisë në karate!


Aida Ajdini trembëdhjetë vjeçarja nga Shkupi pjesë e klunit të karates në Shkup “Shkupi” ka fituar dje medaljen e artë duke u shpallur edhe kampione e Maqedonisë së Veriut!

Pesë pjesëmarrës për pesë medalje. Kështu e mbylli klubi i karatesë Shkupi pjesëmarrjen në Kampionatin Shtetëror për pioner që u zhvillua këtë fundjavë në qytetin e Kavadarit.

Aida Ajdini dhe Lijana Rexhallari u stolisën me medalje të arta. Ajdini në moshën 13 vjeçare triumfoi në kategorinë deri në 54kg, ndërsa Rexhallari (10 vjeçare) doli më e mira në kategorinë deri në 30kg.

Medaljen e argjendtë në këtë kampionat për Shkupin e “rrëmbeu” Rabije Ramadani e cila garoi në kategorinë deri në 40kg. Ndërkohë Anila Xhaferi dhe Iman Lata morën medaljet e bronzta. 11 vjeçarja Xhaferi garoi në kategorinë 44kg, ndërsa garuesja tjetër Lata garoi në 50kg.

Baby Boo