Grida Duma: “Basha ka kohë deri nesër për të dhënë dorëheqjen”


Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma tha sot se deputetët e PD-së i kanë lënë kohë deri të enjten Lulzim Bashës për të dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit. Në një njoftim për gazetarët, Duma tha se demokratët nuk pranojnë më të jenë humbës.

“Kemi kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës për vetëm një arsye, PD nuk mund të zvogëlohet më. Demokratët nuk pranojnë më të jenë humbës, duhet të dalin fitues. Duhet secili të qartësohet se, nëse i bën dëm PD, duhet të bëjë hapa pas”, ka thënë Duma.

“Deputetët i kanë lënë kohë deri ditën e nesërme, siç edhe ai e kërkoi në mbledhjen e grupit parlamentar”, tha Duma nga Elbasani.

“Basha tha që e ka marrë vendimin, tha “do të tërhiqem, vetëm më jepni pak kohë që të qartësohem, për të bërë të ditur vendimin tim.” Nuk ka rrugë tjetër përveç se të tërhiqet. Aksionet e demokratëve nuk mund të keqpërdoren nga një aksioner i vetëm”, shtoi Duma.

Javën e kaluar, Duma njoftoi dorëheqjen nga posti i nënkryetares së PD-së.
Në një njoftim në rrjetet sociale, Duma tha se nuk ka asnjë reflektim nga Basha për humbjen në zgjedhjet e fundit lokale dhe për këtë arsye kërkon vendimmarrje nga ana e strukturave më të larta të partisë.

Baby Boo