Ahmeti nga Likova: Vota juaj me 30 shtator është votë për BE dhe NATO


Bashkimi Demokrati për Integrim ka zhvilluar fushatë para banorëve të Komunës së Likoves ku të pranishmëve u është bërë me dije se data 30 shtator do të sjell perspektivë për vendin andaj duhet të votohet “PËR Maqedoninë Evropiane”.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti banorëve të Likovës bëri të ditur se këto janë momente vendimtare se a do të rreshtohemi në bllokun progresiv apo do rreshtohemi pranë bllokut regresiv.

“Sot janë dy blloqe në veprim, ai perëndimor dhe ai lindor. Tash me 30 shtator votohet për gjëra madhore, nuk është problem se dalim në një referendum të rëndomtë dhe do të hedhim votën tonë pro një marrëveshje. Kjo marrëveshje nuk është aq e rëndomte por është një materie që prodhon stabilitet, siguri, marrëdhënie të mira ndëretnike, ndërfqinjësorë, ekonomike, cilësi në arsim dhe shëndetësi por edhe cilësi në drejtim dhe administrim të shtetit. Do të forcohet sundimi i ligjit, shteti juridik, ky është standardi që assesi nuk mund të anashkalohet sepse nuk mund të jesh pjesë e Evropës së bashkuar andaj të dalim e të votojmë me 30 shtator PËR Maqedoninë Evropiane,” u shprehë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Në shoqërim të kryetarit të BDI-së,Ali Ahmeti prezent ishte zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi dhe ish-kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti

Baby Boo