Kamarieri shqiptar tregon se çfarë kafe u ka shërbyer Bill Clintonit dhe Hillary Clintonit


Mehdi Malaj, kamarier në presidencë ka treguar për përvojën e tij gjatë shërbimit të presidentëve.

I ftuar në T7, ai po ashtu ka treguar për përgjegjësinë që kanë ndaj shërbimit të presidentit të vendit e delegacioneve të ndryshme që vizitojnë presidentin.
Ndërsa, ai ka pasur mundësinë që t’i shërbejë edhe ish-presidentit të SHBA’ve, Bill Clinton, e ish-zonjës së parë të SHBA’së dhe ish-sekretares së SHBA’së, Hillary Clinton.

Ai thotë se gjatë vizitës në presidencë, të dy kanë pirë makiato.
“Për vizitë kanë qenë edhe Bill Clinton dhe Hillary Clinton. Të dy kanë pirë makiato. Por është shumë ngarkesë, duhet të kesh kujdes të veçantë. Kur ka mysafirë të nivelit të lartë kërkohet më shumë përgjegjësi. Edhe pse nëse mundohesh me pas kujdes të veçantë atëherë ke me dështu”, ka deklaruar ai.

Baby Boo