Agjencioni i barnave MALMED: “Mos përdorni antibiotikët pa u konsultuar me mjekun tuaj”


Që nga fillimi i pandemisë së Kovid-19, është evidentuar rritje e përdorimit të antibiotikëve, andaj në interes të shëndetit publik dhe përdorimit të sigurt të barnave, Agjencia e barnave MALMED, apelon për përdorimin racional të antibiotikëve, në përputhje me indikacionet përkatëse si dhe dispenzimin e tyre në barnatore vetëm me recetë. “Antibiotikët indikohen për trajtimin e infeksioneve bakteriale por jo edhe ato virale.

Apelojmë te qytetarët që të mos përdorin antibiotikë për parandalimin dhe trajtimin e infeksionit me virusin Kovid-19 sipas bindjes së tyre dhe pa konsultim paraprak me mjekun apo farmacistin”, thonë nga Agjencia e barnave.

Baby Boo