A e njohu Naim Abazi Mihrijen kur u bë si Marlyn Monroe?


Energjia e saj është e rrallë dhe pa krahasim. Mihrije Braha, kudo ku shfaqet, shkëlqen dhe çelësi i suksesit duket të jetë, të bërit e gjërave me zemër.

Mihrija, është këngëtarja e qindra këngëve të bukura, shumë albumeve muzikore dhe qindra koncerteve anë e kënd botës.

E njohur për zërin dhe sharmin e veçantë, Mihrija po i reziston kohës edhe më tej. Ajo, këndon, por edhe prezanton në “Odeon”, shoun e të shoqit të saj.Mihrija, disa herë është krahasuar me ikonën e bukurisë botërore, Marlyn Monroe, madje në disa forografi të mëhershme, aho duket tamam si ylli i pavdekshëm i kinematografisë botërore.

Çka thotë këngëtarja për krahasimin? “Marilyn Monroe mbetet ikonë e bukurisë, sot e kësaj dite, unë nuk e kam vështirë dukjen apo transformimin. I ngjaj asaj”, ka thënë Mihrija duke qeshur.

Baby Boo