Natyra Malo sportistja e vitit në Atletikë


Sot (28.12.2022) në Shkup, Federata e Atletikës së Maqedonisë së Veriut organizoi manifestimin “Zgjedhja e sportistëve të vitit – 2022”.

Pas një viti, të ngarkuar me plot aktivitete sportive, si brenda dhe jashtë vendit, sportistja e Klubit të Atletikës “Drini” nga Struga, Natyra Malo, u zgjodh sportistja më e mirë në kategorinë e vajzave, për të reja.
Natyra Malo, në vitin 2022 arriti të shpallet Kampione në 100m dhe 200m, për disa mosha si në U18, U20, U23 dhe Seniore, gjithashtu mori pjesë edhe në Kampionatin Ballkanik U20 (Turqi) dhe Kampionatin Mesadhetar për U23 (Itali).
Urojmë që në vitin 2023 Natyra Malo të arrijë rekorde të reja dhe të na përfaqësojë denjësisht në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare në sportin e Atletikës.

Duhet theksuar, se të gjitha këto rezultate janë arritur, pa asnjë mbështetje institucionale, as nga ai lokal dhe as nga ai qendëror, por vetëm falë përkrahjes familjare dhe klubit.

Baby Boo