Një avion ushtarak rus, me aftësi bërthamore, shpërtheu dhe u nda në gjysmë ndërsa përpiqej të ateronte në tokë përgjatë një stuhie.
Pamjet shokuese u publikuan nga aksidenti i tmerrshëm që ndodhi në veri të Rrethi Arktik, i cili vrau tre nga katër anëtarët e ekuipazhit në bord, transmeton lajmi.net.
Tu-22M3 thuhet se po ulej në një mot jashtëzakonisht të keq pranë Murmansk-ut, kur pjesa frontale e aeroplanit goditi ashpër pistën.
Kjo shkaktoi që avioni të ndahej në dy pjesë dhe pastaj të shpërthente në zjarr.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë insistonte se avioni nuk ishte i armatosur gjatë kohës së rrëzimit, më 22 janar.
Por hetuesit ushtarakë thuhet se nisën një hetim, me prodhuesin e avionëve Tupolev duke thënë se do të marrë një rol aktiv në të.