Hfz Bajram Ajeti nga Likova e mrekulloi Algjerinë me prezencën e tij


Hfz Bajram Ajeti nga Likova MK e tronditi Algjerinë me prezencën e tij si anëtarë i komisionit në Algjeri.
Me ftesë të institucionat më të lartë fetar të Republikës Demokratike Popullore të Algjerisë që të merë pjesë në këto gara si vlerësues i mirënjohur botëror, është edhe krenaria e kombit tonë Prof.Hfz Bajram Ajeti.
Prof.hfz Bajram Ajeti është imam, ligjërues, mësimdhënës në xhaminë e epërme të Likovë. Ai nuk është vetëm krenaria e religjionit islam ,ai përfaqëson kombin shqiptar ,edhe në garat botërore si anëtarë i komisionit të drejtëleximit të Kur’ni-Kerimit fisnik.,e theks të veçant kanë garat Afrikano-Veriore që kanë filluar më 23.07.2018 dhe mbaruan me 30.07.2018 në Algjeri, ku është anëtarë i komisionit Prof.hfz Bajram Ajeti.
Prof.hfz Bajram Ajeti si dhe hfz Aziz Alili janë të vetmit shqipëtar që janë antarë të komisioneve të drejtëleximit të Kur’ni-Kerimit fisnik. në garat botërore.
Këto dy hafiza janë krenaria e kombit, fesë tonë,rajonit e në veçanti janë krenari e Likovës.
Tek opinion hfz Bajram Ajeti dhe hfz. Aziz Alili i njeh gjith bota sepse kanë hy në analet e historisë botërore sa i përket kësaj lëmie.
Hfz Bajram Ajeti më 30.07.2018 u dekorua me me mirënjohjet më të larta nga organizatoret si anëtarë që më së shumti la përshtypje në këto gara në Algjeri,dhe e shpallin mysafirë nderi po në këtë vend./r.m.

Baby Boo