Zoran Bozhinovski: “Përbindëshi” nuk guxonte të hyjë në Shutkë


Gazetari Zoran Bozhinovski ka numëruar arsyet se pse “Përbindëshi” siç e quan si Nikolla Gruevskin nuk guxonte të hyjë në burg, shkruan Pa Censurë.

Ja çfarë shkruan ai:

Është shumë e thjeshtë se pse “Përbindëshi” nuk guxonte të hyjë në burg, ja disa nga arsyet.

1.Në burgun e Shkupit(Shutkë) kushtet janë katastrofale mos të themi alarmante. Shumë prej të dënuarve janë viktima të tij. Sigurisht nuk do mundej i qetë të kalonte kohën në burg pa mos u dhunuar dhe ofenduar nga të burgosurit. Nuk do të kishte ku të ankohej.

2.Në burgun e Shkupit(Shutkë) të punësuarit janë të degraduar me një rrogë shumë të vogël. Punojnë nga 12 orë në ditë dhe janë në gjendje të rëndë. Edhe këtu “Përbindëshi” nuk do kishte pritje të mirë pasi edhe këta janë viktima të tij.

3.Nga burgu i Shkupit(Shutkë) “Përbindëshi” do sillej në gjykatë me pranga në duar, ashtu është procedura. Pas disa gjykimeve tjera kur do të dënohej më shumë se 5 vite ai duhej të transferohej në Idrizovë. Atje ai do ta shihte ferrin, mu atje janë viktimat e tij që i ka dënuar më shumë se 10 vite. Në idrizovë për “Përbindëshin” nuk do kishte mëshirë.

Pas gjithë kësaj me miliardat e vjedhura ka ikur jashtë shtetit. Për këtë e ka ditur edhe shteti edhe PSP-ja, por e kanë lejuar të ikë. Pas gjithë kësaj vërtetohet se burgjet janë për të varfërit, ashtu edhe gjykatat. Maqedonia është shtet selektiv.

Nuk janë të gjithë të njejtë para ligjit…

Baby Boo