Billbord në Kosovë në mbështetje të Trump, “Shërim të shpejtë, jeni në lutjet tona”


Naim Murseli këshilltari i kryetarit të Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli ka bërë një billboard në mbështetje të presidentit të SHBA-së Donald Trump. Billbordi ndodhet afër Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës dhe me anë të tij të gjithë kosovarët i urojnë shërim të shpejtë nga COVID-i.

“Shërim të shpejtë zoti president je në lutjet tona” shkruhet në billbordin ku ka dalë Trump bashkë me flamurin e SHBA-së dhe Kosovës. Kujtojmë se Trump është infektuar me kosonarus dhe pas tre ditësh qëndrimi në spital është kthyer në shtëpi.

“Kam përdorur kursimet e mia për të paguar billbordin më të madh dhe më të shtrenjtë afër Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës për të nderuar Presidentin Donald Trump dhe popullin amerikan. Njerëzit e Kosovës i urojnë Presidentit shëndet dhe shërim të shpejtë. Zoti i bekoftë vendet tona!” shkruan Naim Murseli

Baby Boo