Helmimet nga alkooli me ngjyrë, ekspertët tregojnë dëmin e pijeve të falsifikuara


Gjatë viteve ‘90 shqiptarët konsumonin pije alkoolike në përbërje të të cilave kishte elementë të rrezikshëm për jetën si metanol….

Fenomeni vazhdon, edhe pse falsifikuesit kanë ndryshuar llojin e alkoolit. Në Shkodër pak javë më parë u sekuestrua një punishte që prodhonte pije alkolike të markave të njohura.

Prodhimet e këtyre bodrumeve përfundojnë në tavolinat tona, koktejlet në lokalet e natës.
Specialisti për kontrollin e ushqimeve Profesor Doktor Kapllan Sulaj vë theksin në pijet e prodhuara ilegalisht.

“Kontrabandistët që prodhojnë ilegalisht, nuk tregojnë sasinë reale të alkoolit në pije dhe ti nuk e di se ça alkooli pi”, thotë doktor Sulaj.

Një problem tjetër janë ngyruesit e palicensuar. “Janë kancerogjene, nëse nuk përdoren sipas rregullave të caktuara nga BE-ja”, thotë ai.

Ndër 10 shkaqet kryesore të sëmundshmërisë në rang gobal, alkooli zë vendin e 3 pas duhanit dhe hipertensionit.
Mjeku toksikolog Zihni Sulaj flet për përmasat që ka përdorimi i alkoolit referuar shërbimit që ai drejton prej vitesh.

“40 % e atyre që trajtohen tek ne kanë probleme të ndryshme me alkoolin”, thotë Sulaj.

Profesor Sulaj thekson që ndëshkueshmëria me gjoba duhet të jetë hallka e fundit ndërsa duhet të ketë një strategji për kontrollin dhe tregtimin e alkoolit.

Baby Boo