Tragjedi pas tragjedie dhe ne gjithnjë ngushëllohemi me fjalën e ka shkruar Zoti!


U rokullis Autobusi në Autostradën Shkup Tetovë, vdiqën njerëz dhe ne thamë “Zoti e ka shkruar”.U dogj Spitali në Tetovë, vdiqën njerëz dhe ne thamë “Zoti e ka shkruar”. U aksidentua Autobusi në Bullgari, vdiqën në mënyrën më trishtuese thuajse të gjith pasagjerët dhe ne përsëri themi, “Zoti e ka shkruar!”. Nuk po them se ndonjë prej këtyre tri rasteve mund të jetë nga ato ngjarjet, që vërtetë nuk ka mundur të bëhet asgjë, por tri raste në më pak se tri vite është pak si tepër.

Kur flasim për kurrupsionin, na thonë, mjaft më se na keni lodhur me këtë temë! Kur flasim për ryshfetin dhe themi që Zoti e dënon këtë vepër të ligë, na thonë: janë dhurata ato që ne u japim doganierëve, policëve, mjekëve dhe nënpunësve. Kur flasim për kontrabandë, na thonë ajo është tregëti, nuk po bëjmë diçka të jashtëligjëshme!Kur kritikojmë ndërtimin e një rruge të cilës i mungojnë shenjat sinjalizuese na thonë: “asnjëherë nuk jeni të knaqur!” Dhe në fund kur të bashkojmë të gjitha këto pjesëza që kompletojnë Mozaikun, papritur në një mëngjes të zakonshëm marim lajmin se në një Autobus kanë vdekur 46 persona, 12 prej të cilëve fëmijë, që të gjithë shqiptarë, tronditemi, nuk dijmë çfarë të bëjmë, çfarë të themi apo të mendojmë.Nuk e potencova rastësisht fjalën “shqiptarë”, pasi tanimë u bë shumë. U dogj Spitali në Tetovë dhe jo në Kumanovë, e as në Manastir, diçka duhej të kishte shkuar keq aty tek ai Spitali në Tetovë, identik me ato në Kumanovë e Manastir. U dogj Autobusi në brenda dy minuta, Pronari shqiptarë, epo edhe këtu ka diçka që ka shkuar keq.

E para mund të jetë rezultat i një kablli më të lirë të rrymës të blerë për Spitalin në Tetovë dhe në rastin e dytë, sipas gjitha gjasave bartja e mallërave të rrezikshme të ndaluara me ligj, ka qenë shkaku i një bilansi të këtillë.“Zoti e ka shkruar”. Ka qenë Kaderi i All-llahut dhe nuk mund të bëhej asgjë më shumë, në këtë mënyrë e qetësojmë shpirtin.“Ne jemi të All llahut dhe tek AI do të kthehemi” padyshim, por mua nuk më pëlqen ideja që Zoti të ket shkruar që 12 fëmijë të digjen të gjallë në një Autobus, në një Spital apo të bie nga ndërtesa një punëtorë, pasi punëdhënësi nuk bën sa duhet për sigurinë e tij. Në raste të këtilla duhet drejtuar gishti nga ato që marrin mbi supe sigurinë e njerëzve.

Duhet të ndalemi njëherë e mirë e të mendojmë, logjikojmë dhe veprojmë në atë mënyrë që Zoti të shkruaj të arrdhmen tonë pak më ndryshe.Kur i thanë Omeri ibn Hatabit radiallahu anhu, o Emir i muslimanëve, a po ikë nga Kaderi i All-llahut, (ai Omeri kur mori vesh që në Damsk kishte rënë një sëmundje ngjitëse, urrdhëroi njërëzit të mos hyjnë në qytet) pyetësit i tha “po iki nga Kaderi i All-llahut, në Kaderin e All-llahut”.Rruga e korrupsionit, kontrabandës, krimit, vjedhjes, ryshfetit ka një Kader dhe puna me sinqeritet, përkushtim, zellë, ndërë, besë dhe drejtësi ka një Kader tjetër. Zoti e ka shkruar epilogun e njërës dhe tjetrës rrugë, por është në dorën tonë zgjedhja mes tyre. Mesele në vehte është dija apsolute e Zotit, Ai e din fundin tonë, pasi din dhe cilën rrugë do zgjedhim ne. Por kur ne zgjedhim rrugën e gabuar, ndodh shpesh herë të marim në qafë dhe shpirta të dëlirë dhe të pafajshëm.

All-llahu i mëshiroftë shpirtat e tyre dhe ju dhuroftë gradën e dëshmorit.
Irfan Agushi – P.s. (Ju lutem mos më jepni leksione mbi Kadanë dhe Kaderin, nëse nuk jeni kompetentë i kësaj lëmie.)

Baby Boo