Kasami: Rexhepi duhet të paraqitet fizikisht


Bilall Kasami nga Lëvizja Besa pas denoncimit në polici për zhdukjen e Kastriot Rexhepit, gjithashtu ka bërë apel tek të gjithë qytetarët që të ndajnë çfarëdo informacioni në lidhje me deputetin.
“Bëj ftesë të gjithë atyre që mund të kenë informata se ku mund të gjendet Kastrioti, të informojnë organet e policisë, të afërmit, të më informojnë mua. Kjo veç më është situatë shumë serioze”, tha Kasami.

I pyetur për videon që publikoi në rrjetet sociale Kastriot Rexhepi, Kasami thotë se nuk është asgjë valide, derisa deputeti të paraqitet vet fizikisht.
“Deri sa Kastriot Rexhepi nuk del para opinionit me figurë ta shohim se është shëndosh e mirë, çdo porosi përmes rrjeteve sociale nuk është valide. Çdo porosi ai mund ta bëj me dhunë, mund ta bëj i kërcënuar. Ai duhet të jetë pranë familjes, duhet të jetë i lirë”, tha Kasami.

Baby Boo