55 mijë qytetarë në mënyrë aktive e shfrytëzojnë kartelën pagesore vendore

Pesëdhjetë e pesë mijë qytetarë tashmë i kanë marrë kartelat pagesore dhe në mënyrë aktive mund t’i shfrytëzojnë dhe të blejnë prodhime vendore dhe shërbime. Gjithsej 320 mijë qytetarë duhet të marrin kartela pagesore vendore. Janë shtypur 220 mijë kartela. Bankat në mënyrë intensive punojnë dhe çdo ditë lëshojnë mijëra kartela.

Baby Boo

Këtë e theksoi ministrja e Financave Nina Angellovska në video-fjalim në profilin e saj në FB, e cila porositi se ata të cilët nuk e kanë marrë kartelën të informohen përmes ueb faqeve ose koll qendrat e bankave dhe të gjithë të cilët kanë parashtruar ankesa i bindi se të gjithëve që u takon do t’u dorëzohet.

“Deri më sot, duke e përfshirë edhe ditën e djeshme gjithsej janë dhënë 55 mijë kartela pagesore nga masa kartela pagesore vendore, tashmë i shfrytëzojnë në mënyrë aktive dhe paguajnë me këto kartela. Mbështetje financiare do të marrin 320 mijë qytetarë. E gjithë masa është 28 milion euro, mjete që menjëherë i transferuam në banka, prej tyre 10,7 milion euro janë paguar në llogaritë e shfrytëzuesve të kartelave”, theksoi ministrja.

Masa kartelë pagesore vendore është pjesë e pakos së tretë të masave të Qeverisë, ndërsa qëllimi është të ndikojë në amortizimin e goditjes mbi ekonominë, përkatësisht më mirë të ballafaqohemi me goditjen mbi ekonominë si rezultat i ngadalësimit të aktivitetit ekonomik.

Kartelat i japin nëntë banka, numri më i madh, përkatësisht 280 mijë i japin bankat më të mëdha NLB Banka, Komercijalna dhe Stopanska.

Mund të përdoren për në hotele, pushimore, agjenci turistike, objekte hotelierike, restorane, supermarkete, dyqane për ushqim, furra, mobilje, prodhime për amvisëri, librari, pajisje sportive, veshëmbathje, barnatore, sallone të bukurisë.., dhe në të gjitha këto dyqane mund të blejnë produkte vendore, përkatësisht prodhime dhe shërbime të Maqedonisë.