“Siklet” në BDI! Musa Xhaferi insiston që të jetë bartës liste në zonën e 5-të zgjedhore, Blerim Bexheti në zonën e 1-


Duket se kompletimi i listave zgjedhore në BDI po bëhet me shumë kalkulime. Sipas burimeve të TV21 në BDI po bëhen analiza, sondazhe, por edhe takime me aktivistë nëpër shtabe. Është shtuar kujdesi te integristët, pasi bartësit e listave në njësitë zgjedhore mundet dukshëm të ndikojnë edhe në rezultatin e zgjedhjeve të 8 majit.

Sipas të njëjtave burime, Musa Xhaferi pretendon se ka shumë argumente se pse ai duhet të jetë bartës, sipas informatave të TV21, Musa Xhaferi është i bindur që ka përkrahje dhe që mund të bejë unifikimin e votës së BDI-së në Zonëne 5, madje njerëz të afërt me Xhaferin thonë se ai është optimist se mund të sigurojë minimum 3 deputetë për BDI-në në zonën 5. Ne këtë zonë situata mund të komplikohet në rast se BDI vendos të shkoje me një listë me ASH-në e Selës, me çka Sela do të kërkonte që ai të ishte bartës.

Situatë e ngjashme edhe për Zonën e 1, ku Blerim Bexheti bashkë me përkrahësit e tij, insistojnë që të jenë bartës të listët. Tek struktura e BDI-së ka dilema nëse Talat Xhaferi do të ishte i pranueshëm për votuesin e zones së 1. Burimi tregon se BDI për këtë zonë po bën analiza serioze me qellim që partia e integristeve të dalë më mirë se Izet Mexhiti. Madje kanë kalkulime që Adnan Ismaili nëse jo ne Zonën e 2, propozohet që të dalë si bartës liste në zonën e 1, me qellim që të marrë votues qe potencialisht mund të votojnë Lëvizjen Demokratike, respektivisht Izet Mexhitin.

Baby Boo