31 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Kaçanikut


Në këtë datë të vitit 1990 delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, që kishin shpallur Deklaratën e Pavarësisë më 2 korrik të atij viti, e formalizuan këtë deklaratë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Nga protagonistët e miratimit të saj, 7 Shtatori është cilësuar si identitet i historisë së re të Kosovës.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës është shpallur në Kaçanik, pasi ishte qyteti më i afërt me kufirin me Maqedoninë e Veriut, ndërsa mundësia e shpalljes së Kushtetutës ishte më e lehtë.
Në atë kohë, Kosova ishte e ok*upuar tërësisht nga forcat policore dhe ushtarake të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë, pasi 2 korrikut të atëhershëm, kur u lexua Deklarata e Pavarësisë, filloi një aparteid i re*gjimit të ka8sapit Slobodan Milosheviq ndaj Kosovës dhe qytetarëve shqiptarë.

Baby Boo