Ankaraja reagon ashpër: Deklaratat e Macron, të papranueshme dhe jo miqësore


Ankaraja denoncoi komentet e fundit nga presidenti francez në lidhje me Turqinë dhe udhëheqësin e saj, duke i quajtur ato “të papranueshme”.
“Ne i konsiderojmë të papranueshme deklaratat e presidentit francez (Emmanuel) Macron, të cilat ai i bëri në përgjigje të pyetjeve të qëllimshme në një program dhe janë kundër miqësisë dhe aleancës midis vendeve tona”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke Hami Aksoy në një reagim.

Aksoy, sipas Anadolu Agency (AA), gjithashtu tha se deklarata “të padrejta dhe të paqëndrueshme” u bënë në lidhje me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan dhe Turqinë.
Ndryshe, gjatë një interviste të transmetuar në kanalin televiziv Francez të martën, Macron pretendoi se Turqia “po përpiqet të ndërhyjë” në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Francës në vitin 2022. “Ne mendojmë se ato deklarata nga z. Macron janë për keqardhje dhe të paqëndrueshme në një kohë që ne ndërmarrim hapa për të zëvendësuar tensionin në marrëdhëniet midis dy vendeve me qetësi dhe miqësi”, deklaroi Aksoy.

Presidenti francez në një intervistë televizive paralajmëroi Erdogan që të mos ndërhynte në zgjedhjet presidenciale në Francë që pritet të mbahen në vitin 2022. Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Francës gjatë kësaj kohe kanë qenë tejet të tensionuara. Kjo për faktin se Franca ka mbajtur anën e Greqisë në konfliktin për detin Egje, duke kritikuar Turqinë.

Baby Boo