21-VJEÇARI NGA SHKUPI LUFTON PËR JETË, U SULMUA NGA TRE PERSONA


Një 21-vjeçar nga Shkupi me inicialet N. S. është duke luftuar për jetë pasi dje në orën 17:20 ishte sulmuar fizikisht nga tre meshkuj  të panjohur në stacionin e autobusëve në bulevardin “Aleksandri i Maqedonisë”. MPB-ja njoftoi se djaloshi është sulmuar nga ana e tre meshkujve të panjohur të cilët kishin dalë nga vetura “Mercedes”.

Pas sulmit fizik personat me veturën e u larguan  nga vendi i ngjarjes, ndërsa N.S. me automjetin e ndihmës urgjente është transferuar në spitalin “Nëna Terezë”. Pas masave të ndërmarra, dy persona janë dërguar në Stacionin Policor të Kisella Vodës nën dyshimin se janë autorë të mundshëm të veprës penale

Baby Boo