​Thaçi e Lushtaku në Drenicë, pritën me rapsod nga “Topi i Rezallës”


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku kanë vizituar sot familjen e bashkëluftëtarit Hajrë Gashi nga Rezalla e Re e Skenderajt.
Thaçi ka publikuar një foto nga kjo vizitë ku është pritur me rapsod nga familja Gashi.
Ai ka shkruar se Hajrë GAshi është ndërtuesi i topit lu*ftarak për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Drenicës dhe kontributi i tij dhe familjes së tij për lirinë e Kosovës nuk do të harrohet asnjëherë.

Postimi i plotë nga Thaçi:
Sonte, në familjen e bashkëluftëtarit të orëve të para të UÇK-së, Hajrë Gashi, në Rezallë. Hajra e ka ndërtuar topin e parë në mënyrë artizanale gjatë luftës, që ne e quanim “Topi i Rezallës”. Ai, djemtë e tij dhe gjithë Drenica, kanë dhënë kontribut të madh në luftën tonë çlirimtare! HTH

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/4165265933543734

Baby Boo