Hoxha i famshëm, Ahmed Kalaja nuk u lejua të futej në Maqedoni


Raportimet me hoxhallarë duket se nuk po ndalen gjatë kësaj jave. Pas “Mercedesit” dhe fjalëve të pakëndshme për flamurin nga hoxhë Mazllam Mazllami del se i ka ndodhur një problem hoxhës Ahmed Kalaja.

Siç rrëfen Dr. Zekerija Bajrami nga Xhamia Sulltan Murat, në Shkup të Maqedonisë, hoxhës nga Shqipëria nuk i është lejuar që ta kalonte kufirin.

Nga shkrimi i Bajramit kuptohet se z. Kalaja duhej të mbante një ligjëratë.

Kalaja është një prej imamëve më të famshëm nga Republika e Shqipërisë, dhe shpesh ka shkaktuar bujë me deklarata edhe në Republikën e Kosovës.

Baby Boo