Edhe ASH-AAA do t’i mbështesë kandidatët e Lëvizjes Besa

Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, përmes një konference për media ka bërë ftesë që të mbështeten kandidatët e Lëvizjes Besa në Tetovë dhe Zhelinë.

“Menjëherë pas shpalljes së rezultateve, ne si koalicion kemi shprehur qëndrimin tonë se duhet mbështetur të gjithë kandidatët shqiptarë të opozitës që garojnë përballë BDI-së. Mirëpresim thirjen e Lëvizjes Besa për mbështetje të kandidatëve të koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa dhe përsërisim qëndrimin tonë kozistentë, se edhe anëtarët dhe simpatizantët tanë dhe të gjithë votuesit e tjetë të mbështesin kandidatët e Lëvizjes Besa në komunat ku ata përballen me BDI-në. Në të njëjtën kohë vazhdojmë të vlerësojmë se BDI duhet të bjerë nga çdo pushtet. Shpresojmë që Lëvizja Besa ta ketë me njëmend ndarjen nga e keqja, por rikujtojmë se kjo bëhet vetëm nëse BDI hiqet ME KA KREJT nga pushteti dhe krijojmë shumicë të re parlamentare”, tha Taravari.