Zbulohet identiteti i policit 62 vjecar që tentoi të ab*uzonte me të miturën


Ky është punonjësi i policisë Kol Kola, 62 vjeç i arr*estuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, pasi ak*uzohet se ka tentuar të ab*uzojë sek*sualisht me një të mitur.
Sipas burimeve zyrtare, arr*estimi ka ardhur pas sigurimit të pamjeve filmike nga policia, ku shihet se 62-vjeçari ka konsumuar elementë të veprës penale “Nga*cmim sek*sual”.
Ngjarja për të cilën aku*zohet Kola, Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Lezhë, dyshohet se ka ndodhur në datë 29 prill 2021. Nëpërmjet mashtrimit, Kola i ka pohuar të miturës se do ta shoqëronte në Komisariatin e Policisë, dhe e ka çuar në një banesë në qytetin e Lezhës, që e kishte në përdorim.

Aty dyshohet se ka kryer vepra të turpshme, duke tentuar gjithashtu të kryejë marr*ëdhënie sek*suale. Këto veprime janë kundërshtuar nga e mitura, e cila u largua me forcë nga banesa.

Baby Boo