Zyrtarizohet prezantuesja e re e Për’puthen


Fillimi i sezonit të ri të “Wake up” nisi me protagonistë të rinj – Blendi Salaj, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj – por edhe me protagonistët e vjetër, Isli Islami dhe Ori Nebijaj, këtë herë si të ftuar. Kjo e fundit konfirmoi se do të jetë moderatorja e sezonit të ri të “Për’puthen”.

“Ne vendosëm që të largohemi në momentin e duhur. Jam e lumtur sepse do na mbetet një kujtim shumë i bukur. Unë u kujdesa që të punoja me “Pushime On Top”, që unë e dua shumë. Sezoni i ri ka të reja dhe në media është komentuar “Për’puthen”, me ikje dhe ardhje të reja.” – tha ajo.

“Me shumë mundësi do jem dhe unë pjesë e këtyre të reja. Unë them që po,” shtoi më tej duke konfirmuar me stil zërat që qarkullojnë nëpër media që pas kohës kur u njoftua se Bora Zemani do të prezantojë “Dancing with the stars”, ndërsa Ori dhe Isli u larguan nga “Wake up”.

Baby Boo