Rexhepi: Ata që i ndan interesi i bashkon përsëri interesi e jo ideali


Sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Skender Rexhepi, në rrjetin social Facebook, shkruan se Koalicioni “Tash është koha” duhet të përqëndrohet në jetësimin e përcaktimeve programore.

“Një lutje deri te aktivistët dhe pêrkrahësit e koalicionit “Tash është koha”:
Mos u merrni fare me ndodhit e fundit brenda BDI-së, ngase kemi të bëjmë me një anije e cila po lundëron në det të turbullt pa timon dhe pa asnjë ideal apo synim kombëtar.
Mosmarreveshjet në BDI, bazën e kanë te interesat e ngushtë personale dhe klanore dhe këto mosmarrëveshje do të tejkalohen në momentin kur interesat e klanit humbës do të përmbushen, kuptohen në dëm të klanit tjetër.
Shumë qytetarë do të kishin dashur që këto mosmarrëveshje brenda BDI-së ta kenë bazën te idealet dhe synimet kombëtare, por koha këto ditë do të dëshmoj që kjo është një pritje utopike.
Andaj, ne duhet të koncentrohemi në rrugëtimin tonë politik dhe në jetësimin e përcaktimeve tona programore, e fare të mos merremi me punët e brendshme klanore në BDI”, shkruan Skender Rexhepi në rrjetin social Facebook.

Baby Boo