Zyrtari i sigurimit ekzekuton punonjësin e bufesë brenda AKI-së (VIDEO)


Është një ndër institucionet kryesore të sigurisë së Kosovës.

Por, Agjencia Kosovare e Inteligjencës, kaq e sigurt nuk ishte për një punonjës të saj.

Ai u vra në vendin e punës, në mëngjesin e së martës.

“Në orën 9:10 të mëngjesit në objektin e AKI-së ka ndodhur një vrasje ku 32 vjeçari Valon Iberdemaj, zyrtar i sigurimit të brendshëm ka shtënë në punonjësin e bufesë, 40 vjeçarin, Isa Sejdiu. Shkaqet që kanë çuar deri tek kjo vrasje ende mbeten të paqarta”.

Vetë AKI që me një komunikatë të shkurtër i dha këto detaje për dorasin e dyshuar dhe viktimën, ka mohuar të ketë rasti lidhje me veprimtarinë e tyre.

Kronikë nga Halil Berisha.

Baby Boo