Zyrtari i Qeverisë kërcënon grevistët: Punoni ose të shpallim konkurse për punëtorë të rinj


Argjend Zejnaj është zyrtar i AAK’së dhe i Qeverisë së Kosovës. Këshillon Ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj. Për këtë punë paguhet më shumë se 1 mijë euro. Saktësisht merr euro të shtetit të Kosovës më shumë se dy mësues.
Së fundmi kanë paralajmëruar edhe shërbyesit civilë se do të hyjnë në grevë sikurse mësuesit. As kategoria e parë dhe as e dyta s’kanë kërkuar pagë prej një mijë eurosh.

“Pra, thonë në popull, “si është vendi, bëhet Kuvendi”. Kur të fillojmë me respektu vendin e punës, kemi të drejtë me pasë kërkesa, për rritje pagash e koficientësh. Ndryshe, ose t’i rikthehemi punës, ose do të duhej me nxjerrë vendim, që për vendet vakante, të shpallej konkurs, në afatin e paraparë ligjor”, ka shkruar Zejnaj.

Qeveria e udhëhequr prej shefit partiak të Zejnajt vitin e kaluar kishte vendosur t’ua dyfishonte pagat zyrtarëve qeveritarë, shkruan Gazeta Express.

Askush prej zyrtarëve të AAK’së s’e kishte kundërshtuar një vendim të tillë. Madje, as Këshilltari i Lekajt, Argjend Zejnaj, i cili kishte pasur pagën 500 euro e i ishte ngritur në 1 mijë e 50 euro.

Baby Boo