Protesta në Drenoc të Tetovës, banorët kërkojnë qasje në rrugë


Banorët e Bllokut 4, lagje në Drenoc të Tetovës u hodhën në protesta për shkak të mungesës së rrugës në vendbanimin e tyre. Ata prej 20 vjetësh në shtëpitë e tyre mbërrijnë në këmbë përmes disa rrugicave të improvizuara. Problem përbën një depo e vjetër e cila edhe pse jo funksionale prej vitesh nuk rrënohet. Autoritet lokale nuk kanë ndërmarr asnjë hap pavarësisht vendimit gjyqësor për rrënimin e depos në mënyrë që të fillojë ndërtimi i rrugës.

“Janë mbi 36 shtëpi dhe 100 copa toke por edhe fusha poshtë që janë pa rrugë. Kemi kërkuar disa herrë me radhë në komunën e Tetovës hapjen e rrugës por nuk e kanë pa të arsyeshme as të na pranojnë bile”.

“Ky objekt për të katërtën herë ka vendimin e gjyqit që të prishet dhe të lirohet rruga – komuna duhet të merr masa. Si lagje një herë do tentojmë të merremi vesh me shkrim ose me gojë me ta, pastaj mbajmë mbledhje dhe vendosim a do bllokojmë rrugët apo çka do bëjmë”.

“Durimi ka përfunduar më sikur vdekja, në të ardhmen do bëhet problem”.

Komuna e Tetovës premtoi se punimet për hapjen e rrugës do të fillojnë javën e ardhshme.

U morëm vesh që të hënën komuna të nënshkruaj kontratën me firmën kontraktuese për rrënimin e objektit dhe të hënën në ora 11 bashkë me pjesëmarrësit do dalim në terren dhe caktojmë ditën e rrënimit të objektit – deklaroi Arsim Nuredini, shef i sektorit për rrugë dhe tokë ndërtimore.

“Banorët druajnë se mos rrënimi i këtij objekti dhe mos hapja e rrugës, mund të sjellë ndonjë fatkeqësi nga ndonjë zjarr eventual, sepse zjarrfikësit dhe makina e ndihmës së shpejtë nuk ka rrugë se nga të futet”.

Kjo lagje përveç mungesës së rrugës, ka edhe mungesë kanalizimi dhe ndriçimi publik./Alsat

Baby Boo