Zyrtari i LDK-së kërkon pro*testë gjithë-popullore për shkarkimin e Albin Kurtit


Zyrtari i LDK’së, Bajram Gecaj thotë se të gjithë bashkë duhet të organizojnë një pro*testë para Qeverisë për të kërkuar shkarkimin e Albin Kurtit, kjo për shkak të sorollatjeve nëpër hotele luksoze.
“Partitë në pushtet, opozita, shoqëria civile, si dhe qytetarët e vendit, të organizojnë një pro*testë të përbashkët gjithë-popullore para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në të cilën do të kërkohej shkarkimi i Albin Kurtit, i cili, edhe pse deklarohet politikan i majtë, megjithatë, ai po sorollatet nëpër resorë luksozë pa qarë kokë për qytetarët e he*lmuar”, shkruan ndër të tjera ai.
Postimi i plotë i tij:

KURTI IK!
Partitë në pushtet, opozita, shoqëria civile, si dhe qytetarët e vendit, të organizojnë një pro*testë të përbashkët gjithë-popullore para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në të cilën do të kërkohej shkarkimi i Albin Kurtit, i cili, edhe pse deklarohet politikan i majtë, megjithatë, ai po sorollatet nëpër resorë luksozë pa qarë kokë për qytetarët e he*lmuar. Rrjedhimisht, deri në organizimin e zgjedhjeve, të kërkohet zëvendësimi i tij me Besnik Bislimin, i cili u “sakrifikua” në atë masë për vendin saqë shkoi në komision parlamentar drejtpërdrejtë nga klinika, pas trajtimit me infuzion, dhe pastaj edhe udhëhoqi mbledhjen e kabinetit qeveritar!

Baby Boo