U kapën me mbi 340 mijë euro në makinë, policia arreston çiftin shqiptar në Francë! Ishin nisur për ‘fundjavë luksoze’ drejt Madridit


Një çift shqiptar janë arrestuar nga policia franceze në Dax më 20 janar. Mësohet se gjatë kontrollit të bërë në makinën me të cilën udhëtonte çifti i shqiptarëve, u gjetën 340.760 euro.

Mediat e huaja shkruajnë se burrë e grua ishin nisur nga Gjermania drejt Spanjës. Në momentin kur u ndaluan nga policia, çifti shqiptar u shpreh se ishin nisur drejt Madridit ku do të kalonin fundjavën.
Çifti u la në paraburgim, ndërsa autoritet po hetojnë pistën e pastrimit të parave që dyshohet se vijnë nga trafiku i drogës.

Baby Boo