Zyrtarët policorë nga SPB Tetovë, sanksionojnë drejtuesit e automjetëve me mbi shpejtësi të lejuar!


Në territorin e SPB Tetovë sot (13.11.) zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë kryer aksion të intensifikuar kontrollues për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjet me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuara me ç’rast janë sanksionuar 128 drejtues mjetesh.

Prej tyre, 60 kanë qenë duke vozitur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuara dhe 11 me më shumë se 70 kilometra në orë mbi shpejtësinë e lejuar, prej këtyre 69 sanksione janë shqiptuar në territorin e Gostivarit dhe 59 në territorin e Tetovës.

Kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Baby Boo