Zyrtarët nuk japin deklarata në lidhje me tr*agjedinë në Tetovë


Zyrtarët shtetërorë tashmë kanë lëshuar godinën e Komunës së Tetovës, ndërkaq kanë refuzuar të japin deklarata në lidhje me tragjedinë në Tetovë.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi deklaroi se nuk do të ndahen informacione deri sa të merren të dhënat zyrtare në lidhje me bilancin e vi*ktimave.
“Kishim takim dhe dakordimi nga ky takim është që deri sa të kryej punën prokurori shtetërorë dhe institucionet tjera, nuk do të ketë deklaratë tjetër dhe deklaratat do të bëhen pasi informacionet do të jenë zyrtare”, tha Arifi.

Ndryshe, pas mbledhjes së Shtabit të Krizës në Tetovë, kryeministri Zoran Zaev gjithashtu deklaroi se nuk dë të jepen informacione deri sa të përfundojnë punën fillestare organet hetuese.
Deri tani ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, ka konfirmuar 10 vi*ktima nga kjo ngjarje tr*agjike.

Baby Boo