“La Casa de Papel” do të mbetet pa kryepersonazhin, Profesori jep lamtumirën


Fansat mund të jenë duke pritur për sezonin e pestë të La Casa De Papel me padurim, por ndërsa prodhimi është afër përfundimit, aktorët po i japin lamtumirën seteve të serialit me postime emocionuese në rrjetet sociale.
Ylli i serialit, Álvaro Morte të cilin të gjithë e njohin si Profesori, ka bërë një postim emocionues në Instagram, ku ngre dhe disa dyshime për ndjekësit.

“Duke xhiruar për herë të fundit në setin e La Casa de Papel. Fjalët janë të pakta. Jam mirënjohës ndaj gjithkujt: fansave të parët sigurisht, dhe gjithë skuadrës së Vancouver dhe Netflix. Edhe ndaj teje, i dashur Profesor. Do më mungojë mënyra se si jam argëtuar këtu. Faleminderit”, shkruan Alvaro.

Pas këtij postimi të gjithë pyesinin nëse do të jetë sezoni i fundit për serialin apo për Profesorin. Shumë shpejt ka dal përgjigja ku është bërë e ditur se do të jetë sezoni i fundit i këtij seriali.
Money Heist 5 do të jetë një sezon me dhjetë episode dhe do të lançohet në tremujorin e fundit të vitit 2021, siç konfirmohet së fundmi nga Netflix.

Baby Boo