Zyrtare: Në Kosovë mësimi nis më …


Ministri i Arsimit Ramë Likaj në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka bërë të ditur se Ministria që ai drejton ka hartuar një master plan për fillimin e vitit të ri shkollor. Likaj ka thënë se tashmë e kanë të gatshëm vendimin për fillimin e vitit të ri shkollor dhe se aty përfshihen tri fazat si në vijim: 1 shtator – një grup 7 shtator grupi tjetër dhe me 10 grupi tjetër.

Likaj ka bërë të ditur se ky master plan do të prezantohet në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë. Ai ka thënë se Ministria që ai drejton kërkon edhe 1 mijë mësimdhënës rezervë për të zbatuar këtë master plan. Në kuadër të kërkesave Likaj tha se është edhe edhe ajo për buxhet shtesë.

“Ne kemi hartuar master planin për fillimin e vitit shkollor Kemi bërë trajtimi e mësimdhënësve aktual ndërsa për mësimdhënësit plotësues nevojitet trajnim shtesë. Këtë master plan e prezantojmë në mbledhjen e ardhshme ndërsa vendimin për fillimin e vitit shkollor në këto tri faza e kemi të gatshëm” tha ministri Likaj në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Baby Boo