Humbje e thellë e LDK-së, nuk fiton në asnjë komunë


Lidhja Demokratike e Kosovës po shënon humbjen më të thellë në historinë e saj në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që u mbajtën dje. Nga 98,53% e votave të numëruara deri në orën 10:58 kur KQZ i ka përditësuar rezultatet për herë të fundit, partia më e vjetër në vend numëron vetëm 102 mijë e 786 vota, apo 13,14%.

Në asnjë komunë të Kosovës, LDK-ja nuk është në vendin e parë dhe as afër vendit të parë. Në Komunën e Gjilanit, që udhëhiqet nga nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, LDK shënon njërën nga humbjet më të madhe regjionale. Në këtë komunë, nga të gjitha votat e numëruara, LVV ka marrë 63,24% të votave, ndërsa LDK-ja 16,03%, shkruan Gazeta Express.

Rezultati nga numërimi i 100,00% të votave në Gjilan
Edhe në bastionin e deritashëm të LDK-së, në Istog, kjo parti po shënon humbje. LVV aktualisht prin edhe në këtë komunë me 43,81% të votave, ndërsa LDK-ja ka marrë vetëm 26,76% të tyre.

Rezultati nga numërimi i 100,00% të votave në Istog
Humbje e madhe e LDK-së është shënuar edhe në Pejën që udhëhiqet nga një tjetër nënkryetar i kësaj partie, Gazmend Muhaxheri. LVV në Pejë i ka marrë 49,14% të votave, kundrejt 18,83% të LDK-së.

Rezultati nga numërimi i 100,00% të votave në Pejë
Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 47,32% edhe në Lipjanin që udhëhiqet nga nënkryetari i LDK-së, Imri Ahmeti. Në këtë komunë, nga 97,34% të votave të numëruara, LDK ka marrë vetëm 20,85% të tyre.

Baby Boo