Zyrtare: Jurgen Klopp largohet nga Liverpooli në fund të sezonit


Trajneri gjerman, Jurgen Klopp ka vendosur të largohet nga Liverpoolit në fund të këtij sezonit 2023/24.

Lajmin e ka bërë të ditur vet trajneri gjerman përmes një interviste për faqen e klubit “The Reds”.

“Unë mendoj se është një tronditje për shumë njerëz këtë moment, kur e dëgjojnë për herë të parë.

“Më pëlqen gjthçka rreth këtij klubi, më pëlqen gjithçka në këtë qytet të bukur, më pëlqen gjithçka te tifozët, e dua ekipin, e dua stafin. Por unë e kam marrë këtë vendim dhe mendoj se është i duhuri.

“Pas këtyre viteve që kaluam bashkë, pas suskesit që patëm bashkë, unë jam rritur me ju. Dashuria u rrit për ju”, këto ishin fjalët e Klopp në faqen zyrtare të klubit

Kujtojmë që Jurgen Klopp është në garë për titullin e Premier League këtë sezon dhe sigurisht që ëndërron ta mbyll aventurën te skuadra “The Reds” me trofe.

Trajneri gjerman, ia solli titullin Liverpoolit pas shumë viteve vuajtje dhe gjithashtu fitoi titullin e UEFA Champions League në vitin 2018/19./Indeksonline/

Baby Boo