Zyberi: Supozimet e ASh-së se jam avokat i BDI-së janë aluzione dhe të pabaza, do t’i demantoj


Avokati i Popullit Naser Zyberi në një intervistë për Radio Evropën e Lirë në gjuhën maqedonase ka folur edhe për akuzat e vazhdueshme që opozitarja Aleanca për Shqiptarët i ka dërguar drejt tij se “është avokat i Qeverisë (BDI-së)”. Ai ka deklaruar se këto akuza janë supozime të vetëm ASh-së dhe ato shpesh herë janë aluzione, por se ai do t’i demantojë me angazhimin e tij si Avokat i Popullit.

“Këto vërejtje të cilat vinë nga ana e Aleancës janë vetëm supozime të tyre, se Avokati i Popullit nuk do të jetë i pavarur në kryerjen e funksionit të tij. Ato supozime shpesh herë janë aluzione dhe të pabaza për shkak se Avokati i Popullit tash e merr funksionin. Duhet t’i jepet hapësirë dhe unë jam i bindur se me angazhimin tim do t’i demantojë të gjithë skeptikët dhe se do ta arsyetoj besimin që na e ka dhënë pushteti legjislativ, por edhe tatimpaguesit të cilët ndajnë mjete që ne të jemi ruajtës të lirive dhe të drejtave të qytetarëve kur ato vihen në dyshim nga institucionet” tha Zyberi.

Zyberi sërish ka hedhur poshtë pretendimet se posti i Avokatit të Popullit është kompensim për mosrealizimin e premtimit që ai të jetë kryeministër i parë shqiptar./TV21

Baby Boo