Filipçe i vendosur: Dasma nuk do të ketë në ambiente të mbyllura


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, thotë se ende jemi larg për të organizuar dasma në ambiente të mbyllura me shumë persona.

“Komunikimet që i kemi me Komisionin për Sëmundje Infektive ata tregojnë se jemi ende larg, për ngjarje në ambiente të mbyllura me shumë persona të mos organizohen. Sërish do të kemi mbledhje dhe do të diskutojmë”, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Kujtojmë që me lirimin e masave, organizimi i dasmave lejohet deri në 1000 persona në ambient të hapur.

Baby Boo